Kosova
Profesori detyrohet të ikë nga Kosova, bashkë me familje
Në një reagim në profilin e tij, ai pas mbërritjes në Gjermani, ka shprehur mërzinë e tij për faktin që është detyruar ta braktis Kosovën
Doktoratura në Shkencat Politike nuk i hyri në punë profesorit Avdi Smajlaj. Ai së bashku me gruan dhe pesë fëmijët e tij është detyruar ta lërë Kosovën, pasi që nuk mund t’i siguronte kushte optimale për jetesë.
Në një reagim në profilin e tij, ai pas mbërritjes në Gjermani ka shprehur zhgënjimin e tij për faktin që është detyruar ta braktisë Kosovën.
Smajlaj thotë se fjala e urtë ‘Guri peshon më rëndë në vendin e vet’ nuk qëndron, pasi në Gjermani thotë se po ndjehet sikur peshon 300 kilogramë.
“I rëndë qenka kurbeti!
Sot ndjehem sikur peshoj mbi 300 kg! Guri qenka më i rëndë kur largohet nga vendi i tij, se sa kur është në vendin e vet! Nuk qëndroka fjala e urtë.
As armiku mos pastë ndonjëherë nevojë të largohet nga vendi i tij/saj!”, ka shkruar ai.
Në pyetjen e një komentuesi përse ka ikur nga Kosova, ai thotë se ka muaj të tërë pa pagë dhe ka 5 fëmijë që duhet t’i mbajë.
“…Sa kohë jam pa pagë në Kosovë, gruaja nuk punon, i kemi 5 fëmijë, kam aplikuar në shumë universitete në vende të ndryshme, këtu e mora përgjigjen e parë dhe u nisa. Shumë vështirë më ka ardhur për gruan dhe fëmijët, por po duhet të mbijetoj”, ishte përgjigjja e tij, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













