Lajme
Kushtetuesja publikon vendimin, PDK e ka mandatin
Sipas Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaçi e ka të drejtën e mandatimit për formimin e qeverisë së re
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës i është përgjigjur kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga lidhur me të drejtën e mandatarit për themelimin e qeverisë së re. Sipas kushtetueses, Partia Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaçi e ka të drejtën e mandatimit.
E në rast që Hashim Thaçi dështon, për mandatarin e dytë, sipas Gjykatës, vendos presidentja Jahjaga pas konsultimit me partitë politike, që kanë kaluar pragun.
Sipas Gjykatës, “Presidenti Republikës, në bazë të nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër të nominuar nga partia politike ose nga koalicioni që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend”
“Nëse kandidati i propozuar për Kryeministër nuk merr votat e nevojshme, Presidenti Republikës, në diskrecionin e tij/saj, në baze të nenit 95, paragrafi 4, te Kushtetutës, emëron kandidatin tjetër për Kryeministër, pas konsultimit me partitë ose me koalicionet (e regjistruara në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme) që kanë plotësuar kriteret e lartpërmendura, pra me parti ose me koalicion që është regjistruar si subjekt zgjedhor në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme…”, thuhet në vendim.
Gjykata Kushtetuese e ka publikuar këtë vlerësim me kërkesën e presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, të bërë më 19 qershor.
Çështja ka shkuar te Gjykata Kushtetuese pasi tri partitë politike që mbetën pas PDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, me përkrahjen edhe të Lëvizjes Vetëvendosje, arriti një koalicion paszgjedhor.
Mirëpo ky koalicion u konsiderua joligjor, prandaj për të parë nëse blloku opozitar ka të drejt të formojë qeverinë, presidentja Atifete Jahjaga i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë edhe Gjykata nuk ka definuar shumë qartë mandatarin e dytë, duke i lënë këtë në përgjegjësi presidentes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale












