E-Diaspora
Kuvendi dëshmoi se kjo kryesi është pengesë e rritjes së shkollës shqipe!
Fakt është se kryesia kurrë nuk ka mbajtur një takim për ta shikuar ku qëndron arsyeja, ku është gabimi, pse kaq pak nxënës, pse LAPSH i ka kështu punët, por kanë marshuar vetëm për poste drejtuese, për të fituar ndonjë projekt, për të fituar para. Kështu u sollën edhe ditën e Kuvendit
Nexhmije Mehmetaj shkruan në portalin albinfo.ch se “Kuvendi patë një rrjedhë të qetë”, kjo nuk është e vërtetë, dhe të gjithë pjesëmarrësit e Kuvendit e panë me sytë e tyre të kundërtën.
Këto që po i shkruaj, i pashë me sytë e mi, si delegat i Kuvendit. Gazetar nuk patë.
Me datën 20 Maj 2018, në Lagenthal të Bernit morëm pjesë në Kuvendin e shumë vonuar të LAPSh për Zvicër. Me dy vjet vonesë.
Ç`të shohim komedi.
Fakt është se kryesia kurrë nuk ka mbajtur një takim për ta shikuar ku qëndron arsyeja, ku është gabimi, pse kaq pak nxënës, pse LAPSH i ka kështu punët, por kanë marshuar vetëm për poste drejtuese, për të fituar ndonjë projekt, për të fituar para. Kështu u sollën edhe ditën e Kuvendit.
Fakt është se nxënës kemi vetëm aty ku punon ndonjë mësues i mirë apo ku kemi ndonjë këshill prindëror mirë të organizuar.
Të them të drejtën, nuk e kisha ndërmend të shkruaj, por shkrimi që e pashë në albinfo.ch., më nxiti të reagoj. Jo se unë ndoshta mund të bëj ndonjë ndryshim sepse ata që 28 vjet të tillë janë, por me qëllim që të informoj mirë e drejtë opinionin dhe jo ashtu siç bëri, Nexhmije Mehmetaj duke e dezinformuar opinionin. Në Kuvend nuk u dëgjua as një fjalë për numrin e nxënësve, për dështimet, për rënien drastike të numrit e nxënësve, për kantonet në të cilat fare nuk zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe ( Grabünden, Schwyz, Neuschatel, Basel Stadt, Nidwalden, Apenzell AR, Apenzell AI, Vallis, Tessin, Zug, Luzern, Uri dhe Solothurn), dhe as për përpjekjet te cilat duhet të vihen në rend për të dalë nga kjo situatë e palakmueshme.
Kuvendi për nga përgatitja teknike ishte zero, asgjë vizuale, asnjë bimer ku do t`i shihnin delegatët raportin e punës apo atë financiar. Kjo lenë përshtypje se ky grup që është bashkëpërgjegjës për gjendjen e tanishme, shumë shqetësuese, paraprakisht ishin përgatitur për ta bërë rizgjedhjen formale të koordinatorit të deritanishëm Nexhat Malokut, duke e shtuar numrin e nxënësve nga kantonet Gjenevë, Cyrih etj. Dhe në këtë mënyrë me rritjen e numrit të nxënësve, duke manipuluar edhe me numrin e delegatëve me drejtë vote. U dhanë një grumbull vërejtjesh nga Komisioni mbikëqyrës për shkelje të rregullores dhe statutit, për mosdhënie të raportit financiar por ata fare nuk dëgjuan. Raporti i punës ishte fasadë e lyer me të gjitha ngjyrat, kurse raporti financiar ishte i tmerrshëm. Arkatari Nezir, mbiemrin nuk arrita t`ia marrë, dridhej me një letër në dorë: duke thënë ua kam dërguar me emal, e keni marrë me emal, s’ka raport për 5 vjet veç për 2 vjet se atë tjetrin e keni marrë më herët etj.
Ndoshta për hir të moshës apo për hir të asaj që nuk i përputheshin të dhënat financiare. Na ka rastësisë të dëgjojmë nga Kryesia se fajin kryesor e kanë prindërit për rënien drastike të numrit të nxënësve. Parashtrohet pyetja, a thua edhe për këtë organizim kaq të dobët dhe të manipuluar të kuvendit janë fajtorë prindërit?! Të gjithë ata që folën ndryshe, me të vetmin qëllim që LAPSH të ndryshoje se nuk i ka punët mirë, u kundërshtuan, iu ndërpre fjala me arsyetim banal se s`ka diskutime. U kërkua që LAPSh të mos ketë kryetar për hir të keqpërdorimit të detyrës, por të ketë një udhëheqësi prej 3 vetash, që ta udhëheq shoqatën me rotacion, por sekretari, po ashtu i shtyrë në moshë, Abas Fejzullahu nuk e hodhi fare në votim.
Harrova të them se e zgjodhën kryesinë e punës për ta udhëheq kuvendin, por nuk e lanë me e udhëheq. Prapë, kuvendin e udhëhoqi Abas Fejzullahu. Kjo ishte edhe një shkelje e rregullores dhe e statutit në vazhdën e shkeljeve të njëpasnjëshme.
Çdo herë kur e merrte ndokush fjalën dhe thoshte ndonjë vërejtje, dëgjohej zëri i Abas Fejzullahut mësues pa asnjë nxënës : “S’ka diskutime, s’ka fjalë, materialet i keni marrë me emal” dhe dëgjohej pas tij zhurma orkestruese dhe u ndërprehej fjala diskutantëve. Dokument është lista e Kantoneve ku shihet se Kantoni i Soloturnit nuk ka asnjë nxënës, kurse Abas Fejzullahu ka qenë sekretar për 5 vjet, i emëruar prej Nexhat Malokut, jo i zgjedhur.
Për ta plotësuar edhe më mirë këtë maskaradë zgjedhore po shtoj se aty pamë kantone që nuk kanë qenë kurrë në mbledhje në Lapsh, si Gjeneva, me nga 3-4 delegatë, kantone që kishte me nga 4 nxënës (Obwalden), me 11 nxënës (Basel land), kur nuk kishin ardhur në mbledhje, por organizatorët ishin kujdesur që delegatët të ishin në kuvend, sepse kishin nevojë për votat e tyre. Nuk u lexua fare lista e delegatëve që të mos demaskoheshin. Por, a ka sy të shëndoshë që nuk e panë të vërtetën.
Por mësues po ju drejtohem me një fjali sepse nga e hëna keni shkel në realitetin e hidhur, keni hyrë nëpër pikat shkollore ku mbani mësim dhe i keni parë klasat e zbrazëta, me nga 4-5 nxënës. Në kuvend ju ka ardhur ëmbël se shifrat i keni fryrë vetë bashkë me grupin e instrumentalizuar, por realiteti është i hidhur, shumë prej juve nuk keni nxënës është dëshmi e punës dhe sjelljes suaj.
Në mesin e reagimeve arrita të veçojë , reagimin e një nëne, njëkohësisht kryetare e Këshillit prindëror në Affoltern am Albis, e cila në fund iu drejtua Nexhatit dhe Abasit me këto fjalë: Ju do të plakeni, këta fëmijë do ta mësojnë gjuhën amtare, do të shkollohen dhe juve do t`iu mallkojnë përgjithmonë për veprimet e juaja antikombëtare.
Vlen të sqarohet se koordinatori për Cyrih Nexhat Maloku e mban çelësin në sirtar, kurse 18 nxënës janë të detyruar të udhëtojnë nga 14 km- në dy drejtime, në komunën fqinje për të vijuar mësimet në shkollën shqipe. Dhe prindërit paguajnë edhe mësuesin edhe klasën. A nuk është kjo sakrificë e prindërve dhe mësuesve për admirim.
Dhe fare në fund, edhe njëherë po e përsërisim se nuk janë fajtorë prindërit, por Kryesia e cila për 5 vite nuk ka hapi asnjë pikë shkollore, por ka vrapuar pas projekteve dhe përftimeve personale duke marrë mëditje siç e dëgjuam në Kuvend, si dhe nga pohimi i Nexhatit nga 900 FR. në ditë.
Veprimet e këtilla nuk e ndihmojnë rritën e shkollës shqipe por e dëmtojnë. Një dëshmi e tillë është edhe emisioni i RTK-së i cili bënë fjalë për gjendjen e shkollës shqipe në Zvicër, ku shihet qartë se derisa klasat në Kantonin e Argaut (Neuenhof, Spreitenbach), apo të Sankt Gallenit (Flums, BUchs) janë me plot me nxënës, ato në Cyrih shihen me nga 5-6 nxënës. Shihni emisionin e përbashkët kushtuar shkollës shqipe në Zvicër.
Duke i numëruar të gjitha parregullsitë mendoj se ia kam dhënë përgjigjen e saktë Nexhmije Mehmetajt e cila shkruan se “ Në kuvend u theksua problemi kyç dhe në vazhdimësi që ka shoqëruar mësimin plotësues numri i vogël i fëmijëve që mësojnë shqip.”
Me respekt
Gossau, 23.05.2018
Rexhep Rexhepi, prind i shkollës shqipe dhe delegat i Kuvendit
* Ky është qëndrim i autorit dhe jo domosdosmërisht pasqyron qëndrimin e redaksisë
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












