Lajme
Kuvendi hedh poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për seancë të jashtëzakonshme
Është hedhur poshtë nga Kryesia e Kuvendit kërkesa e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për një seancë të jashtëzakonshme për sot, në të cilën do të diskutoheshin bisedimet e ardhshme me Serbinë.
Sipas Kryesisë së Kuvendit, kjo është bërë pasi që Vetëvendosje nuk ka siguruar 40 nënshkrime të deputetëve për një seancë të tillë.
Vetëvendosje reagoi dje, duke thënë se këto bisedime filluan prapa shpinës së Kuvendit të Kosovës, ku është e domosdoshme të diskutohet së pari, nëse negociatat duhet të ndodhin në parim, dhe, së dyti, nëse ato duhet të ndodhin në këtë mënyrë.
Por, për të hënën, më 7 mars, Kryesia e Kuvendit ka thirr një seancë parlamentare, ku do të debatohej për çështjen e bisedimeve me Beogradin. Kjo kërkesë ishte bërë nga Qeveria e Kosovës, e cila dëshiron që nëpërmjet një rezolute të Kuvendit të nis bisedimet me Serbinë me ndërmjetësim të BE-së.
Ndërkohë, mediat në Kosovë raportuan sot se ndërmjetësuesi i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka hequr dorë nga ideja fillestare që takimi i parë të jetë ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentit serb Boris Tadiq. Sipas medieve kosovare, të hënën, më 8 mars, Kosovën në Bruksel do ta përfaqësojë Edita Tahiri, ndërsa Serbinë, Borko Stefanoviq.
Sipas burimeve nga Brukseli, takim i parë do të jetë një takim kurtuazie, në tavolinë palët do t’i kenë tri tema të mundshme të identifikuara deri tash si çështje me të cilat mund të fillojë dialogu – çështjen e personave të pagjetur, çështjen e regjistrave civilë dhe çështjen e aviacionin.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











