Lajme
Kuvendi i Kosovës i ngathët, për 8 muaj ka mbajtur 17 seanca
Derisa vitin e kaluar ka përmbushur vetëm 34 për qind të agjendës, sivjet Kuvendi i Kosovës brenda 8 muajve ka zhvilluar vetëm 17 seanca plenare
Kjo nomenklaturë e Kuvendit të Kosovës, që është e pesta pas luftës, është treguar më e ngathët në përmbushjen e agjendës legjislative. Derisa vitin e kaluar ka përmbushur vetëm 34 për qind të agjendës, sivjet Kuvendi i Kosovës brenda 8 muajve ka zhvilluar vetëm 17 seanca plenare .
Sipas njoftimit, Kuvendi i Kosovës gjatë këtyre tetë muajve ka miratuar 35 ligje apo 25 për qind të agjendës legjislative për këtë vit. Ndërsa në procedurë të miratimit janë 20 ligje, kurse në pritje 80 të tjera, raporton “Zëri”.
Deputetët e opozitës thonë se numri i vogël i seancave pas bojkotimit të punës së Kuvendit nga opozita dëshmon se koalicioni qeverisës nuk është serioz dhe se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja të parakohshme, në mënyrë që të zgjidhet legjislacioni dhe qeveria e re.
Teuta Haxhiu është deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ajo ka thënë se fatkeqësia e kësaj legjislature janë Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi, pasi, sipas saj, nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka krijuar situatë kur puna e Kuvendit nuk mund të ishte më normale.
“Situata e krijuar pas këtyre dy marrëveshjeve e ka pamundësuar zhvillimin normal të punës së Kuvendit. Edhe pasi ne kemi dalë nga Kuvendi është vërtetuar se ne kemi pasur të drejtë kur kemi thënë se nuk mund të ketë normalitet në Kuvend derisa të anulohen këto dy marrëveshje. Edhe pasi kemi dalë ne, Kuvendi ka vazhduar me intensitet të ulët punën, ka pasur pak seanca dhe janë miratuar pak ligje”, është shprehur Haxhiu.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












