Kosova
Kuvendi i Kosovës ndan 11 milionë euro për t’ua paguar rrymën serbëve të veriut
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me kërkesën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike në katër komunat (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq), të banuara më shumicë serbe në veri të Kosovës. Kompensimet do të bëhen për gjashtë muajt e ardhshëm.
Ky rekomandim ka kaluar me 61 vota për të deputetëve të Kuvendi të Kosovës.
Ditë më parë, KOSTT-i ka kërkuar nga Qeveria 11 milionë euro për të paguar këto humbje. Banorët që jetojnë në katër e komunat në veri të Kosovës, që nga përfundimi i luftës, më 1999, nuk i kanë paguar faturat e energjisë, edhe pse janë furnizuar nga Kosova. Gjatë një viti, ata shpenzojnë rreth 12 milionë euro.
Ministrja e Ekonomisë në qeverinë e Kosovës, Artane Rizvanolli, në seancën e Kuvendit ka thënë se në fund të gjashtë muajve do të mundohen të kenë një zgjidhje afatgjate të qëndrueshme.
“Qeveria e Kosovës e ka marrë seriozisht zgjidhjen e këtij problemi”, ka thënë ajo.
Në ndërkohë, nënkryetari i partisë opozitare PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media ka kritikuar partitë në pushtet për votimin e vendimit që pagesa prej 11 milionë eurosh për shpenzimet e rrymës nga serbët e veriut, të kryhet me paratë e buxhetit të Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
Hamza ka thënë se ky veprim nuk ka bazë ligjore, sepse Kuvendi nuk ka të drejtë që mbi bazën e legjislacionit në fuqi të ndërhyjë në menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje.
“Kjo është në kundërshtim me ligjin, nuk ka bazë ligjore, për shkak se KOSTT-i është ndërmarrje publike dhe 100 për qind pronë e Republikës së Kosovës, ku aksionari i ushtron të drejtat e veta përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kjo është shkelje edhe e qeverisjes korporative, sepse kjo ndërmarrje e ka bordin dhe Kuvendi nuk ka drejtë mbi bazën e legjislacionit në fuqi, të ndërhyjë në menaxhimin dhe në afarizmin e kësaj ndërmarrjeje”, ka thënë ai.
Hamza ka theksuar se ky veprim i partive politike në pushtet, për të përkrahur një kërkesë që të shpenzohen 11 milionë euro për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore, dëmton qytetarët e Kosovës, që janë taksapagues të shtetit.
Sipas KOSTT-it, që nga viti 2017 e deri në fund të vitit të kaluar, 40 milionë euro vlerësohet vlera e energjisë se shpenzuar në atë pjesë të Kosovës.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë










