Lajme
Kuvendi i Kosovës ratifikon MSA-në me BE-në
Me 86 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka kaluar projektligji për Ratifikimin e MSA-së. Në sallë nuk kanë qenë prezentë partitë opozitare
Kuvendi i Kosovës me shumicë votash, por pa prezencën e partive opozitare, e ka miratuar sot projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike në anën tjetër.
Me 86 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka kaluar projektligji për Ratifikimin e MSA-së. Partitë opozitare, të cilat janë bashkuar në një front antiqeveritar, kanë qenë prezent gjatë diskutimeve, por në momentin kur pritej që projektligji për MSA të ratifikohet, e kanë lëshuar seancën.
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit paraqet hapin e parë, por edhe më të rëndësishmin në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka ndodhur pavarësisht faktit që pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovës.
Sipas Çollakut, zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mbetet i ndërlidhur edhe me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo marrëveshje është e ngjashme me ato që kanë nënshkruar vendet e rajonit. Është e pamohueshme që ne jemi rast më specifik, por nuk duhet harruar që janë pesë shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, por ato kanë pranuar që vendit tonë mos t’i mohohet e drejta për në rrugën drejt BE-së”, ka deklaruar Çollaku.
Derisa dy partitë në koalicion, LDK dhe PDK, përfshirë edhe partitë e pakicave dhe Listën Srpska i kanë dhënë mbështetje MSA-së, ishin partitë opozitare që hodhën kritika në adresë të qeverisë, AAK, Vetëvendosje dhe Nisma. Opozita nuk u deklarua kundër MSA-së, por kundër marrëveshjeve që obligohen të zbatohen me ratifikimin e MSA-së.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se Kosova në këtë marrëveshje shënohet me fusnotë, kështu që nuk paraqet një marrëveshje identike me vendet tjera. Po ashtu, ka nënvizuar ai, marrëveshja e parasheh qartë se zbatimi i MSA-së ndërlidhet drejtpërdrejtë me zbatimin e marrëveshjeve që Kosova ka arritur në dialogun me Serbinë.
“MSA-ja nuk u kushtëzua me luftimin e korrupsionit, apo depolitizimin e administratës shtetërore; MSA-ja erdhi veç për një arsye, për shkak të marrëveshjeve me Serbinë. Ato marrëveshje nuk zbatohen me reciprocitet, ato ia krijojnë Beogradit një instrument të fuqishëm brenda Kosovës”, ka thënë Konjufca.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












