Lajme
Kuvendi i Maqedonisë, objekt i tensioneve
Edhe në seancën e sotme plenare ku duhet të zgjidhen zëvendësministra dhe me këtë të kompletohet kabineti qeveritar, është përcjellë me tensione të theksuara ndemjet deputetëve të VMRO-së dhe maxhorancës
Kuvendi i Maqedonisë është shndërruar një objekt tensionesh ndemjet partive të koalicionit që janë grumbulluar rreth LSDM-së dhe atyre të opozitës që dirigjohet nga VMRO DMPNE. Edhe në seancën e sotme plenare ku duhet të zgjidhen zëvendësministra dhe me këtë të kompletohet kabineti qeveritar i Maqedonisë, është përcjellë me tensione të theksuara.
Situata në Kuvend është tensionuar pasi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi refuzoi kërkesën e deputetit të VMRO-DPMNE, Vllatko Gjorgjev për ndërhyrje procedurale.
Xhaferi tha se deputeti Gjorgjev kishte të drejtën e replikës, ndërkohë ai këmbënguli për ndërhyrje procedurale edhe përkundër thirrjeve të kryeparlamentarit që ta lëshojë foltoren e Kuvendit. Më pas, Xhaferi kërkoi ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për të larguar nga foltorja deputetin Gjorgjev.
Paraprakisht, deputetët e shumicës parlamentare pranuan kërkesën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që udhëhiqet nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, për të zhvendosur si pikë të fundit të rendit të ditës zgjedhjen e zëvendësministrave, me qëllim, siç thanë, deputetëve t`u mundësohet më shumë hapësirë kohore për t`u përgatitur për debat.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së ende nuk kanë formuar grup parlamentar. Dhe, përderisa ata funksionojnë si deputetë të pavarur, në bazë të rregullores, kanë të drejtë të paraqiten në foltore sa herë që vlerësojnë se kanë arsye për të reaguar në formë procedurale, madje edhe duke bërë replika me bashkëpartiakët e tyre, transmeton REL.
Ekspertët juridikë thonë se në këtë mënyrë deputetët e opozitës maqedonase, duke mos formua grup parlamentar, synojnë t`i krijojnë stërkëmbëza Kuvendit të Maqedonisë.
Jove Kekenovski, ish-zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së thotë se kjo parti, përderisa drejtohet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, në të gjitha format do të synojë të pengojë punën e Kuvendit për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë.
“Mosformimi i grupit parlamentar nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ka për qëllim që në momente të caktuara të bëhen pengesë e punës së këtij institucioni dhe njëkohësisht synohet që pushteti, në sytë e opinionit të prezantohet si strukturë e paaftë politike, e cila vetëm premton por nuk ka kapacitet të realizojë premtimet… ndërkohë që deputetët e VMRO-DPMNE-së, të tregohen se janë për debat”, thotë Kekenovski.
Ndërkaq, Albert Musliu thotë se VMRO-DPMNE dëshiron të krijojë tensione në Kuvend, për të zhvendosur vëmendjen nga zbardhja e aferave korruptive që ndërlidhen me zyrtarët e lartë të kësaj partie.
“Deputetët e shumicës parlamentare duhet të gjejnë një mënyrë për tu ballafaquar me një situatë të këtillë. Është e drejtë legale edhe pse jo shumë legjitime e deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të veprojnë në këtë mënyrë në Kuvend, për tu paraqitur në foltore në bazë të ndërhyrjeve procedurale dhe përderisa ata nuk e shkelin rregulloren e punës, ata do të ballafaqohen vetëm me përgjegjësi politike. Uroj që shumica e re parlamentare, në krye me kryetarin e Kuvendit, këtë tendencë të VMRO-DPMNE-së, për të bërë obstruksione, të gjejnë mënyrë për ta anashkaluar”, thotë Musliu.
Në seancën e sotme, në rend dite është dhe shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm, Publik Marko Zvëlevski, pas një sërë akuzash ndaj tij për përfshirje në afera të ndryshme, por edhe në pengimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të përfshirë në veprimtari kriminale. Zvërlevski ishte pjesë edhe e aferës së përgjimeve të publikuar nga opozita për lidhjet e tij me pushtetin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











