Kosova
Kuvendi Komunal i Zubin Potokut mban seancën e parë brenda objektit të Komunës
Nis seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut
Sot, Kuvendi Komunal i Zubin Potokut ka mbajtur séancë, e cila në fakt është e para e zhvilluar brenda objektit të Komunës prej vitit të kaluar, kur në krye të kësaj komune ka ardhur Izmir Zeqiri.
Mbajtjen e seancës e ka konfirmuar vetë kryetari i Komunës.“Po, seancën e kemi mbajtur, tash sapo e përfunduam. Për pak përmes një konference për shtyp do të japim detaje të tjera” – tha Zeqiri.
Të dielën, më 21.04.2024, në katër komunat e veriut u mbajt votimi për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave, të cilët janë shqiptarë. Ky votim u bojkotua nga qytetarët e kësaj zone, përderisa në secilën prej komunave numri i votuesve nuk arriti as deri në 1 për qind. Objekti i Komunës së Zubin Potokut që nga fundi i muajit maj të vitit 2023 ka qenë nën kontroll të Policisë së Kosovës dhe të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Kjo pasi betimi i kryetarit që doli fitues në zgjedhjet që u mbajtën më 23.04.2024 u bojkotua me protestë nga qytetarët serbë të këtij qytetit.
Një situatë e njëjtë ishte edhe në Zveçan e në Leposaviq. Nga tensionet që u krijuan, më shumë se 90 ushtarë të KFOR-it u sulmuan, e po ashtu u sulmuan edhe zyrtarë të Policisë e gazetarë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












