Maqedonia
Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Zoran Zaevit dhe Qeverisë
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në seancën për pyetjen e deputetëve e ka konstatuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Dorëheqja u konstatua duke mos e arsyetuar vetë Zaevi gojarisht. Dorëheqja e kryeministrit do të thotë edhe dorëheqje e gjithë Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Dorëheqjen nga funksioni kryeministër, Zaevi dje e dorëzoi deri te kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.
Ai aty kishte shkruar se këtë vendim e ka marë si hap logjik, i cili del nga rezultati i zgjedhjeve lokale.
Në vendin e kryeministrit, Zaev ishte nga 31 maji 2017, ndërsa mandatin e dytë e fitoi vitin e kaluar më 15 korrik.
Me dorëheqjen e tij fillojnë të rrjedhin dhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Kryeministër i ardhshëm i vendit pritet të jetë Dimitar Kovaçevski nga LSDM, i cili së fundmi u zgjodh dhe kryetar i LSDM-së.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













