Lajme
Kuvendi nxjerr rezolutë për kodin telefonik shqiptar
Rezoluta thotë se Kosova në rast të mosmarrjes së kodit të vet telefonik, të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë +355
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash kanë miratuat të enjten një rezolutë rreth përdorimi të tri kodeve të huaja telefonike në Kosovë, të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386.
Rezoluta parasheh që Kosova në rast të mosmarrjes së kodit të vet telefonik, të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë +355 dhe t’i heq kodet e vendeve të tjera telefonike.
Kjo projektrezolutë e miratuar më 47 vota për, 9 kundër dhe 2 abstenime, po ashti i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë.
Ndërsa, në fund thuhet se “në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë se sa respektimi i tyre deri në fund, këto kontrata duhet të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre dhe të mos vazhdohen më tutje”.
Kjo projektrezolutë është iniciuar nga Lëvizjes për Bashkim, me arsyetimin pasi që Kosova nuk mund të ketë kodin e vet telefonik, sepse nuk është e anëtare e OKB, të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë dhe jo kodet telefonik të shteteve tjera
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










