Lajme
Kuvendi pa rezolutë për bisedime
Kuvendi i Kosovës ka vendosur sot me 60 vota për e 45 kundër, që grupet parlamentare të përgatisin një rezolutë, të bazuar mbi qëndrimin e Qeverisë të paraqitur nga kryeministri Hashim Thaçi
Pas një debati disaorësh me kundërshtime të shumta Kuvendi nuk arriti të nxjerrë ndonjë rezolutë për bisedime, përderisa kryeministri Thaçi ka ftuar deputetet që të nxjerrin konkluzionet e tyre në mënyrë që t’i kontribuojnë procesit të bisedimeve me Serbinë.
Thaçi ka rikujtuar që përgatitjet për bisedime kanë filluar që para një viti, ndërsa tha se ato do të fillojnë së shpejti, por ka kërkuar nga opozita që të jetë pjesë e grupeve punuese dhe bisedimet të përfundojnë me sukses, në mënyrë që ky të jetë një sukses i përbashkët.
Në fund të debatit në Kuvend është arritur pajtueshmëria që draft-rezoluta e paraqitur nga PDK-ja, një draft-rezolutë nga Vetëvendosja dhe nga qëndrimet e paraqitura nga kryeministri, do të nxirret një draft-rezolutë e cila do t’i dorëzohet Kuvendit të enjten.
Ndërkohë pritet që nesër në Bruksel të fillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, midis Prishtinës dhe Beogradit me mbikëqyrje të përfaqësuesve të BE-së
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












