Lajme
Kuvendi ratifikon 6 marrëveshje ndërkombëtare
Grupet parlamentare kanë shprehur mbështetjen e tyre, duke thënë se këto marrëveshje janë në interes të shtetit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar në seancën djeshme plenare gjashtë marrëveshje ndërkombëtare.
U miratuan, marrëveshjet si më poshtë: për financim dhe grante ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore e 11 marsit 2011; Marrëveshja mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe UNCTAD (Agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara) për projektin softueri ASYCUDA; Marrëveshja për financimin e projektit për regjistrimin e pasurisë së patundshme dhe kadastër mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe Shoqatës ndërkombëtare për zhvillim; Marrëveshja mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe Kfw Frankfurt am Main dhe Kompanisë së Ujësjellësit Regjional-Prishtina; Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukës të Madh të Luksemburgut dhe Marrëveshja për financimin e projektit për modernizimin e sektorit publik mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe Shoqatës ndërkombëtare për zhvillim.
Ministri i Financave, Badri Hamza ka theksuar se këto marrëveshje do të ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së jetës së qytetarëve të Kosovës, ndërkaq edhe grupet parlamentare kanë shprehur mbështetjen e tyre, duke thënë se këto marrëveshje janë në interes të shtetit të Kosovës.
“Këto marrëveshje nuk i dedikohen ndonjë subjekti politik, ndonjë institucioni, por gjithë qytetarëve të Kosovës. Andaj është shumë i rëndësishëm ratifikimi tyre, sepse do të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës të të gjithë qytetarëve të Kosovës, do të ndikojnë në transparencën, qeverisjen e mirë dhe hapjen e mundësisë për bashkëpunim në të ardhmen me këto institucione ndërkombëtare”, ka thënë Hamza.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë,... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












