Futboll
Reagimi i Kosovare Asllanit pas eliminimit të Suedisë nga Kampionati Botëror
Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani ka pësuar një lëndim serioz në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror për femra në mes të Suedisë dhe Holandës.
Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë, Suedia pësoi humbje 2:0 nga “Tulipanët” për t’u eliminuar nga ky kompeticion, por që tashmë vashat suedeze do të luajnë për vendin e tretë kundër Anglisë.
Futbollistja me prejardhje nga Kosova u lëndua në përfundim të ndeshjes së djeshme, teksa raportohet se ajo pësoi një lëndim në kokë.
Madje, ajo nuk ishte e aftë ta lëshonte fushën vetë, duke u ndihmuar nga stafi mjekësor.
Bëhet e ditur se Asllani u dërgua në spitalin më të afërt për teste mjekësore, teksa Suedia shpreson që ta ketë futbollisten e saj në skuadër për ndeshjen e së shtunës kundër Anglisë.
Pas testeve mjekësore, mjeku i Suedisë, Houman Ashkan, ka treguar për gjendjen e futbollistes kosovare.
“Pas ndeshjes, ne kemi qenë në spital dhe kemi kryer testet mjekësore. Raportet preliminare tregojnë se Kosovarja nuk ka ndonjë lëndim serioz”, tha Ashkan.
Kurse, gjatë ditës së sotme vetë futbollistja është shprehur e zhgënjyer për eliminimin e Suedisë nga Botërori, teksa nuk ka përmendur lëndimin e saj.
Ndryshe, Kosovarja ishte ndër futbollistet kryesore të Suedisë në këtë garë, duke ndihmuar skandinavet ta arrijnë gjysmëfinalen.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












