Lajme
Kantoni që kërkon rregulla më të ashpra gjuhësore për natyralizim
Mund të bëhet pak më e vështirë në të ardhmen për banorët e huaj në kantonin e Zug-ut të bëhen zviceranë, përcjell albinfo.ch.
Qeveria kantonale i është përgjigjur në mënyrë të favorshme një mocioni nga Partia Populiste Zvicerane që bën thirrje për një aftësi më të mirë gjuhësore për të marrë nënshtetësinë zvicerane.
Deri më tani, personat që dëshirojnë të marrin nënshtetësinë zvicerane në kantonin gjermanishtfolës të Zug, ku rreth 30 për qind e popullsisë janë të huaj, duhet të kenë njohuri të nivelit B1 (të ndërmjetëm) me gojë dhe A2 (fillore të lartë) në shkrim.
Ky nivel korrespondon me kërkesat minimale të vendosura nga qeveria federale për natyralizime. Ai bazohet në Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët (CERF).
Sipas propozimit të ri, megjithatë, kandidati duhet të ketë nivelin B2 (i lartë i ndërmjetëm) për gjermanishten me gojë dhe nivelin B1 (të ndërmjetëm) me shkrim.
“Njohja më e mirë e gjuhës forcon pavarësinë dhe kështu rrit shanset profesionale”, tha Këshilli i Shtetit i Zug. “Njerëzit e natyralizuar duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në jetën politike, sociale dhe ekonomike”.
Ai shtoi se “kërkesat gjuhësore në fuqi aktualisht në kantonin e Zug-ut nuk e garantojnë këtë në të gjitha rastet”.
Këshilli argumentoi gjithashtu se rregullat aktuale të gjuhës janë “shumë fleksibël” dhe duhet të forcohen, siç kanë bërë disa kantone, si Schwyz ose Nidwalden.
Deri më tani, tetë nga 11 komunat e Zugut po e mbështesin propozimin. Tre e refuzuan atë dhe një tha se masa e re, nëse zbatohet, do të dëmtonte “qëndrimin e hapur të kantonit ndaj botës dhe ekonomisë”.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











