Lajme
Laguna ndërron ngjyrë për shkak të ndotjes nga industritë e peshkimit
Ndotja e një lagune në Patagonia, Argjentina e Jugut, me një lëng industrial që e ktheu ujin në të kuqërremtë, shkaktoi alarm te banorët dhe polemika midis zyrtarëve vendës.
Origjina e konfliktit ishte leja e dhënë për kompanitë e peshkimit për të hedhur mbeturina në Lagunën Corfo, 1,400 km në jug të Buenos Aires.
“Ngjyrosja vjen për shkak të sulfitit të natriumit. Është një antibakterial që ndot gjithashtu ujërat e lumit Chubut dhe ujërat e qyteteve të rajonit. Ligji urdhëron trajtimin e lëngjeve të tilla përpara se të hidhen”, tha për AFP inxhinieri i mjedisit Federico Restrepo, një ekspert kolumbian që jeton dhe punon në vend.
Laguna zë një hapësirë prej 10 deri në 15 hektarë. Ndodhet në Parkun Industrial të Trelew, një qytet i themeluar mbi imigracionin Uells në shekullin e 19-të, e njohur si kolonia Gaiman.
“Është bërë një marrëveshje me një kompani që transporton mbetje nga peshkimi, për të hedhur lëngje në lagunën e Korfos. Ngjyra e kuqërremtë nuk shkakton dëm dhe brenda pak ditësh ajo do të zhduket”, tha kreu i Kontrollit të Mjedisit të krahinës, Juan Micheloud.
Dhjetëra kompani të huaja kapitale operojnë në zonën për peshkim në ujërat nën juridiksionin argjentinas të Oqeanit Atlantik. Vendësit raportuan erë të keqe dhe përhapje të insekteve, ndër të tjera, dëmtime në mjedis.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor Këshilltari i qytetit nga FDP dhe kandidati për kryetar të Winterthurit, Stefan Fritschi, flet për integrimin,... -
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë













