Shqipëria
Lahuta shqiptare njihet nga UNESCO si trashëgimi kulturore
Instrumenti tradicional shqiptar lahuta futet në listën e mbrojtjes së UNESCO-s
Instrumenti tradicional shqiptar lahuta është futur zyrtarisht në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s për mbrojtje urgjente, duke përfaqësuar Shqipërinë në këtë njohje ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Sipas UNESCO-s, lahuta është një instrument druri me një tel, me trup të mbuluar me lëkurë dhe qafë të gdhendur, zakonisht nga druri i panjës ose arrës. Dikur teli bëhej nga bishti i kalit, ndërsa sot përdoret shpesh najloni. Instrumenti luhet kryesisht në veriun dhe verilindjen e Shqipërisë, gjatë tubimeve familjare, festave dhe ngjarjeve komunitare.
“Lahutari këndon duke shoqëruar veten me instrument, duke rrëfyer legjenda, ngjarje historike apo përvoja personale. Edhe pse tradicionalisht përdorej nga burrat, sot lahutën interpretojnë gjithnjë e më shumë edhe gratë,” shkruhet në përshkrimin e UNESCO-s.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi lajmin përmes një videoje në Facebook.
Lahuta është e përhapur në zonën e Alpeve Dinarike – nga Sllovenia deri në Shqipëri – si dhe në Rumani, Bullgari, Maqedoni, Kroaci, Bosnje e Mal të Zi. Në Serbi dhe Mal të Zi, rapsodët quhen “guslarë”, ndërsa në Kroaci instrumenti përdorej nga hajdukët. Vegla ka versione të ngjashme edhe në Rusi, Çeki dhe disa kultura arabe, ndërsa në Rumani quhet “lauta”, një emërtim i afërt me atë shqip.
E-Diaspora
-
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj... -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon
Jeta në Zvicër
-
Franshiza minimale e sigurimit shëndetësor mund të rritet me 100 franga Për të përballuar kostot e larta – dhe vazhdimisht në rritje – të sistemit shëndetësor në... -
Lufta në Iran po rrit normat e kredive hipotekare në Zvicër -
S’ka punë, s’ka pagë: Zvicra nuk bën përjashtime për punonjësit e bllokuar jashtë vendit -
Nga Cyrihu në Turqi: Zgjedhja e politikanes 20-vjeçare me shami po bën bujë -
Bora e freskët në Zvicër krijon kushte ideale për skijim












