Lajme
Lajçak: “BE-ja po largohet nga Ballkani”
Presidenti i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se Bashkimi Evropian është duke u distancuar nga Ballkani Perëndimor dhe se është krijuar më shumë frustrim në mesin e popullatës së atjeshme.
Në anën tjetër, ai tha se nuk ka alternativë për rajonin në përmbushjen e vërtetë të dëshirave për sigurinë, stabilitetin dhe prioritetet ekonomike të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Lajçak, i cili është ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, tha se mosrealizimi i perspektivave të BE-së gjeneron nacionalizmin, dhe më tej fragmentim me mjete të dhunshme”.
Ai tha se një nga pasojat do të jetë migrimi nga rajoni, si dhe një derë e hapur për migrimin nga rajoni i Lindjes së Mesme dhe Afrikës, tha Lajçak.
BE-ja dhe institucionet e saj sërish duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët me njerëzit, në mënyrë që të shmanget një valë e populizmit dhe nacionalizmit, e cila si “Cunami” prek vendet e BE-së, njërin pas tjetrit. Ai është problemi më i madh që urgjentisht duhet të zgjidhet, ka thënë Lajçak, duke folur në lidhje me problemet e brendshme të Bashkimit Evropian.
Ai vuri në dukje se ka një mungesë të komunikimit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor edhe në një kontekst më të gjerë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












