Kosova
Lajçak bën përmbledhje të takimeve, kryesisht për situatën në veri
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të takimeve të tij me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak u shpreh se me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bisedoi për shtensionim të situatës në veri.
“Në margjinat e tubimit pata një takim të vlefshëm me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne u angazhuam në një bisedë të gjatë dhe konstruktive për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt depërshkallëzimit, në përputhje me deklaratën e BE 27 nga 3 qershori dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut”, shkroi ai, përcjell albinfo.ch.
Të mërkurën është takuar në në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Parë dhe Kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe Drejtorin e Zyrës për Kosovën dhe Kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.
“I kushtuam orë të gjata diskutimeve mbi një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të Dialogut, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin e nevojshëm në veri. Ne ramë dakord që të vazhdojmë këto diskutime dhe punën tonë për disa dokumente në periudhën e ardhshme”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën ditë, Lajçak ëhtë takuar edhe me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi emisari, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë Aeroporti i Gjenevës ka raportuar një vit me rritje të ngadaltë, pasi presionet e jashtme kanë... -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje











