Kosova
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusi im ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë
Emisari i BE-së për lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Miroslav Lajçak, ka thënë se dy javët e fundit kanë qenë një vorbull e përpjekjeve diplomatike të fokusuara në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Në një postim në Facebook, diplomati sllovak ka treguar se si pas diskutimit që pati me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, në Prishtinë, ishte nisur për në Beograd për, siç tha, t’u përgatitur për takimin e Kryenegociatorëve të së martës që lamë pas në Bruksel.
“Të martën mblodha Kosovën dhe Serbinë në Bruksel për takime të veçanta. Megjithëse nuk arritëm të biem dakord për agjendën e një takimi trepalësh, diskutuam çështje politike dhe teknike dhe përshkruam hapat e rëndësishëm vijues për të udhëhequr diskutimin tonë të ardhshëm”, tha Lajçaku.
Më tej, lehtësuesi i dialogut thotë se nga Beogradi ka vazhduar për në Paris për t’u takuar me zyrtarë nga Ministria e Jashtme franceze dhe me “mikun tim të mirë Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i presidentit Macron”.
Këto takime, thotë Lajçaku, kishin në fokus zhvillimet më të fundit në dialog për normalizimin e marrëdhënieve, “duke u siguruar që jemi në linjë në rrugën përpara”.
“Pas një ndalese të shpejtë në Bruksel, vazhdova për në Hungari, ku pata mundësinë të flisja për BE-në si një aktor i politikës së jashtme dhe gjithashtu të merrja pjesë nga distanca në një panel të fokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tyre evropiane, të cilit iu bashkuan liderë rajonalë”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












