Kosova
Lajçak: Ka pak progres në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, po qëndron në Prishtinë, ku ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.
Ai pas takimit treorësh tha se përkundër rezultateve të arritura vitin e kaluar, ka pak progres në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Falë dialogut kemi arritur rezultate të mira në përfundim të vitit, marrëveshjen për energjinë, njohja e targave RKS dhe përfundimin e regjimit të letrave ngjitëse, mendoj se janë arritje konkrete, por ka pasur pak progres në pikëpamjen e gjerë, në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kemi marrëveshjen e shkurtit dhe marsit të kaluar që nënkupton se nuk kemi nevojë të pyesim se çka duhet bërë e as si të veprojmë, por duhet të pyesim kur dhe nëse më pyesni mua, sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh ndërmjetësi.
Tutje ka thënë se palët mund të humbasin rastin nëse vonohen edhe më tutje.
“Duhet të ketë hapa konkretë dhe do të përgatis rekomandimet për liderët evropianë dhe shteteve anëtare dhe do të diskutohet për vendimet që do të merren në javët në vazhdim. Nuk dua të flas për dështim, por mund ta humbin rastin”, u shpreh Lajçak.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










