Kosova
Lajçak nis vizitën në Beograd
Pas vizitës në Kosovës të enjtën e të premten e javës së kaluar, këtë të hënë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, nis vizitën e tij në Beograd.
Lajçak do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku pritet të diskutojë për takimin e 18 marsit në Ohër. Siç ka deklaruar Lajçak sa ishte në Kosovë, edhe në Beograd do të shkojë me të njëjtin mision, për t’i njoftuar autoritetet atje për pritshmëritë e bashkësisë ndërkombëtare nga takimi në Ohër.
Lajçak do të qëndrojë në Serbi për dy ditë.
Takimi i Ohrit vjen pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel, ku palët u dakorduan për planin evropian për normalizim të marrëdhënieve. Tash më 18 mars, ndërkombëtarët presin që Kosova e Serbia të nënshkruajnë marrëveshjen.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










