Kosova
Lajçak për dialogun: BE ka bërë gjithçka që mundi, por nuk mund të duam normalizimin më shumë se Kosova dhe Serbia
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë mandate për të marrë vendime të vështira në kuadër të dialogut.
“Vuçiqi dhe Kurti kanë mandate për të marrë vendime të vështira… BE-ja ka bërë gjithçka që mundi, por ne nuk mund të duam normalizimin më shumë se Kosova dhe Serbia”, ka thënë ai për media serbe.
Tutje ai ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse është vendimtare për anëtarësim në BE ndërsa sipas tij, një marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve është qëllimi i dialogut dhe pjesë kyçe e mandatit të tij.
“Është gjithashtu një kusht kyç për të dyja palët që përfundimisht t’i bashkohen BE-së. Dëshira ime ishte që ne të shkonim deri në fund dhe ta përfundonim procesin me një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ligjërisht të detyrueshme. Kjo nuk ishte e mundur, por gjithashtu dua të nënvizoj se ne kemi bërë një rrugë të gjatë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
I dërguari i BE-së ka thënë se varet nga Prishtina dhe Beogradi që të dakordohen për marrëveshjen përfundimtare.
“Procesi është pronë e tyre dhe ne po flasim për të ardhmen e tyre. Të dyja palët e kanë integrimin evropian si prioritet strategjik dhe progresi në normalizimin e marrëdhënieve të tyre është thelbësor për përparimin drejt BE-së”, u shpreh ai.
Lajçak ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje shtesë dhe ta çojnë procesin deri në fund.
“Ne mund të këshillojmë, propozojmë dhe ndihmojmë në çdo hap të rrugës dhe kjo është ajo që po bëjmë. Megjithatë, në fund, janë të dy palët ato që duhet të normalizojnë marrëdhëniet e tyre. I takon Kosovës që të fillojë procedurën për themelimin e Komunave me shumicë serbe dhe të pranojë draft-statutin evropian dhe i takon Serbisë që të përmbushë obligimet e saj të shumta paralelisht, duke filluar me njohjen e simboleve, dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës, që është paraparë në planin e sekuencimit të hapave për zbatimin e marrëveshjes”, tha ai.
“Topi është në fushën e Serbisë dhe Kosovës dhe ne presim që ata të fillojnë të përmbushin marrëveshjen”.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












