Kosova
Lajçak: Statuti i Asociacionit është dokument i brendshëm i Kosovës, nuk nevojitet nënshkrimi i Serbisë
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është dokument i brendshëm i Kosovës për çka nuk kërkohet nënshkrimi nga Serbia.
“Më lejoni të shtoj edhe një pikë në lidhje me kërkesën e Kosovës që Serbia ta nënshkruajë Statutin. Sipas pikëpamjes sonë, kjo nuk është e nevojshme. Akti ligjor, ashtu sikur është i dizajnuar tani, është paraparë të jetë dokument i brendshëm i Kosovës. Me nënshkrimin e Kosovës dhe Serbisë, Statuti do të bëhej marrëveshje ndërkombëtare, çka nuk është”, ka thënë ai, për Express.
Lajçak ndër të tjera i ka shfaqur brengat e tij për ngurtësinë e palëve në zbatim të marrëveshjes, por për herë të parë ka përmendur afate dhe obligime që kanë palët në proces, përcjell albinfo.ch.
Në shkëmbim të kësaj, ai është treguar i hapur për të bërë rregullime në draft të Statutit, ndërsa i pyetur nëse teksti duhet të dërgohet fillimisht në Gjykatën Kushtetuese, ai deklaroi se një gjë e tillë është paraparë në vitin 2015.
“Me Marrëveshjen e vitit 2015 është paraparë që Draft-Statuti për themelimin e Asociacionit të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Asociacioni do të themelohet në Kosovë, si pjesë e kornizës ligjore të Kosovës. Për ne, si komunitet ndërkombëtar, është në interesin tonë që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë. Për më tepër, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 e ka kërkuar qartë shqyrtimin gjyqësor të një draft-statuti të mundshëm”, ka shtuar tutje ai.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











