Kosova
Lajçaku për draftin e Asociacionit: S’do të propozoja kurrë diçka që s’do ta bëja për vendin tim
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se kurrë nuk do të propozonte diçka, të cilën s’do t’ia propozonte as Sllovakisë. Në një intervistë për Sbunker-in në kuadër të Podcast “Kosovo Dispatch”, Lajçaku ka thënë se s’ka arsye për t’u frikësuar nga drafti evropian, përcjell albinfo.ch.
“Më pëlqen diskutimi i cili bazohet në fakte. Pra, është vërtet mirë të flasim për atë që është në dokument. Dhe ju e dini, disa vende të rëndësishme kërkuan nga Qeveria e Kosovës që ta dërgojë këtë draft për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është mënyra më e mirë për të parë se sa ky dokument i plotëson kërkesat kushtetuese”, ka thënë Lajçaku.
“Pra, ky është sigurisht, do të thosha, një propozim logjik për Qeverinë. Pra, nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga ky dokument, sepse siç thashë, ne do të bënim dhe unë personalisht nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim, ose që e di që nuk do të përmbushë standardet evropiane, vlerat evropiane dhe praktikat evropiane”, shtoi tutje sllovaku.
Në këtë intervistë për Sbunker-in, Lajçaku ka folur edhe për historikun e drafteve që janë bërë publike e që janë prezantuar në Bruksel. Sllovaku ka përmendur draftin e Ekipit Menaxhues, duke thënë se ai s’kishte qenë i pranueshëm as për palën kosovare e as për Bashkimin Evropian.
“Pra, ka pasur disa punime të prodhuara nga grupet e mendimit si Friedrich Ebert Stiftung, për shembull, por ka vetëm dy propozime të paraqitura zyrtarisht. I pari është teksti i propozuar nga i ashtuquajturi Ekipi Menaxhues. Kjo u prezantua në dialogun e 2 majit të vitit të kaluar. Por nga thelbi, nga përmbajtja, ky propozim nuk ishte i pranueshëm për Kosovën dhe në shumë aspekte nuk ishte i pranueshëm edhe për Bashkimin Evropian si lehtësues, sepse parimi ynë është që çfarëdo që të pajtohemi duhet të përmbushë standardet evropiane dhe praktikat më të mira evropiane”, ka sqaruar Lajçaku.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











