Lajme

Lajm i mirë nga Zvicra për shtetasit shqiptarë

Zvicra lejon hyrjen për shtetasit shqiptarë

Duke filluar nga 26.06.2021 shtetasit e Shqipërisë do të lejohen të udhëtojnë për në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Qeveria e Zvicrës ka lehtësuar kufizimet për hyrje në Zvicër për shtetasit shqiptarë.

Duke filluar nga 26.06. hyrja për në Zvicër për mbajtësit e pasaportave shqiptare do të lejohet, megjithatë një nga dokumentet e mëposhtme përsëri do të kërkohet:

Provë që keni kryer vaksinimin e plotë,
Provë të shërimit nga Covid-19,
Testi PCR ose antigen të Covid-19.