E-Diaspora
Lajm i mirë për familjen shqiptare: Nuk do të dëbohen
Familja shqiptare mund të qëndrojë në Luksemburg pas një dëgjimi dhe vlerësimi të mëtejshëm nga autoritet përkatëse të imigracionit
Lajm i mirë për një grua shqiptare dhe dy fëmijët e saj të mitur. Familja shqiptare mund të qëndrojë në Luksemburg pas një dëgjimi dhe vlerësimi të mëtejshëm nga autoritet përkatëse të imigracionit, shkruan “wort.lu”.
Ministri i Imigracionit në këtë vend, Jean Asselbord, më në fund ka dhënë dritën e gjelbër që dy fëmijët të mos i largojë nga mjedisi i tyre shkollor, përcjell albinfo.ch.
Aplikimi për azil i familjes i cili ishte dërguar në Luksemburg pesë vjet më parë ishte refuzuar dhe familjes shqiptare i kishin kërkuar të largohej nga vendi.
Nxënësit dhe mësuesit e Escher LGE filluan një peticion për të parandaluar dëbimin e nxënësve të cilët ishin integruar plotësisht.
Ministri i Imigracionit, Jean Asselborn ka folur për rastin, i cili ishte shumë i ndërlikuar. Sipas tij situata e të miturve ka bërë që të mos i dëbojnë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet










