Lajme
Lajmi i fundit: Humb jetën ministri i Brendshëm ukrainas dhe zëvendësi i tij
Ukrainë, 16 të vdekur gjatë rrëzimit të një helikopteri, përfshirë ministrin e brendshëm
Ministri i Brendshëm ukrainas, zëvendësi i tij dhe një zyrtar tjetër janë personat e vrarë nga rrëzimi i helikopterit pranë çerdhes në rajonin e Kievit, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton BBC, nga ky sulm që është kryer nga ushtria ruse janë vrarë 16 persona.
Sipas raportimeve, një helikopter është rrëzuar pranë një çerdheje në qytetin ukrainas të Brovary, afër Kievit. Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, raporton se ka viktima në vendngjarje dhe fëmijët ndodheshin në çerdhe në momentin e përplasjes.
Ai shkroi në Telegram: “Në momentin e tragjedisë, fëmijët dhe stafi i institucionit ndodheshin në kopsht. Të gjithë tani janë evakuuar”.
Ndihmësi presidencial, Kyrylo Tymoshenko, ka thënë se ekuipazhet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po bëhen kontrolle për viktimat.
“Ne po zbulojmë informacione për viktimat dhe rrethanat”, shkroi Tymoshenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.
⚡️⚡️Police chief: Helicopter crash in Brovary kills 16 people, including Interior Minister Denys Monastyrskyi.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) January 18, 2023
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që morën më shumë vëmendje këtë javë A do të ndikojnë çmimet e larta të karburantit të avionëve në udhëtimet ajrore për në... -
Tregu i sigurimeve kibernetike po rritet me shpejtësi -
Kantonet armatosen kundër përhapjes së opioideve të rrezikshme -
Fluturime të tjera do të anulohen në Zvicër të hënën dhe të martën -
Besimi i konsumatorëve në Zvicër bie në nivelin më të ulët në më shumë se një vit












