Kosova
Lansohet projekti 4-vjeçar që promovon punësimin në sektorin privat
Qëllim kryesor i projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) në Kosovë është të sigurojë rritje të punësimit të qëndrueshëm dhe fitimprurës për të rinjtë në Kosovë
Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ka organizuar ceremoninë që shënon fillimin e fazës së dytë të projektit katër-vjeçar. Faza e dytë do të zgjatë deri në nëntor të vitit 2021.
Qëllim kryesor i projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) në Kosovë është të sigurojë rritje të punësimit të qëndrueshëm dhe fitimprurës për të rinjtë në Kosovë, që arrihet përmes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat veprojnë në sektorë ekonomikë gjithëpërfshirës dhe të mirëorganizuar. Dy sektorët në fokus të projektit janë: ushqimi dhe përbërësit natyralë dhe turizmi, përcjell albinfo.ch.
Në këtë ceremoni morën pjesë, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, zëvendësministri për Tregti dhe Industri, Faton Thaçi, drejtori për Rajonin i organizatës “Swisscontact”, Henry Leerentveld dhe drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani. Rezultatet që priten nga faza e dytë e projektit dhe metodologjia e punës u prezantuan nga zëvendësmenaxheri i PPSE-së, Fisnik Reçica.
“Vetëm dy javë më parë, Zvicra lansoi Strategjinë për Bashkëpunim për Kosovën për 2017-2020, strategji kjo e zhvilluar në përputhje me prioritetet e Qeverisë së Kosovës”, është shprehur ambasadori Lebet, duke shtuar: “Zvicra është partneri i tretë më i madh bilateral i Kosovës. Qeveria zvicerane është e përkushtuar për të mbështetur Kosovën që të arrijë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë”.
Strategjia e përkrahjes zvicerane për rritjen ekonomike të Kosovës parasheh krijimin e vendeve të reja të punës, nxitjen e konkurrueshmërisë së NMV-ve.
Projekti PPSE implementohet nga “Swisscontact” në partneritet me Institutin Riinvest.
“Swisscontact” është fondacion i pavarur me seli në Cyrih të Zvicrës. Që nga viti 1959 kjo organizatë kontribuon për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat ekonomike, sociale dhe të mjedisit. Në Kosovë është i pranishëm që nga viti 2001.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













