Kosova
Lara Gut Behrami: Nuk kam gjak shqiptari por krenare që në familje bashkëshortin e fëmijët i kam shqiptarë
Ndonëse nuk ka gjak shqiptari, Lara Gut Behrami thotë të ndjehet krenare që në familjen e saj fëmijët e bashkëshorti janë shqiptarë
Një jetë mes maleve. Lara Gut Behrami është emër i njohur saherë që flitet për sportin e skijimit. Edhe më e njohur është bërë ndër shqiptarët për faktin se është e martuar me futbollistin e njohur nga Kosova, Valon Behrami.
Ndonëse nuk ka gjak shqiptari, Lara Gut Behrami thotë të ndjehet krenare që në familjen e saj fëmijët e bashkëshorti janë shqiptarë, transmeton albinfo.ch.
“Jam krenare që mbaj mbiemrin Behrami. Jam krenare që kam një familje kaq të mirë si kjo e imja, bashkë me Valonin. Sigurisht unë nuk kam gjak shqiptar por fëmijët tanë padyshim”, thotë ajo në një intervistë për Top Channel.
E vetëdijshme që ndiqet nga shumë shqiptarë, Lara Gut Behrami thotë se ka arritur që nëpërmjet sportit të depërtojë në Shqipëri e Kosovë, ndonëse ende nuk ka qenë në këto vende, përcjell albinfo.ch.
“E di që ka shumë shqiptarë që më ndjekin. Vjehrri im ka vëllezërit në Kosovë, Valoni ka kushërinj të tjerë që jetojnë në Prishtinë. Nëpërmjet tyre pak nga sporti i skive sigurisht kur është Olimpiada kam mbërritur në Shqipëri dhe Kosovë”, shprehet ajo.
Por tregon planet që ka për të vizituar dy shtetet shqiptare.
“Nuk kam qenë asnjëherë, por besoj shumë shpejtë”, thotë skiatorja Lara Gut Behrami.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso












