Futboll
Largimi me polemika: Shaqiri, sërish në qendër të vëmendjes
Largimi i Xherdan Shaqirit nga Nati ka shkaktuar shumë polemika në Zvicër
Xherdan Shaqiri sërish në qendër të vëmendjes, kësaj radhe jo për shkak të shqiponjës, por për shkak të largimit nga Nati.
Për këtë çështje ka folur edhe legjenda e Zvicrës, Kubilay Türkyilmaz, shkruan Blick.
“Ajo që po ndodh me Shaqirin dhe shiritin e kapitenit te Zvicra është një absurd. Kjo çështje më duket sipas motos: Nëse nuk marr atë që dua, atëherë më ikën mendja. Çdo futbollist që vesh fanellën e ekipit kombëtar, duhet të ndjehet si kapiten. Sepse atij i lejohet të përfaqësojë vendin e tij”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
“Nëse Shaqiri thotë tani se dëshiron të përqendrohet në klubin e tij, kjo më duket një shaka e keqe. Ju mund ta thoni këtë, nëse keni ndonjë shans për të luajtur, por kështu…?”, shton tutje ish-futbollisti i Zvicrës.
“Refuzimi i Shaqirit është qesharak. Askush nuk lejohet të refuzojë ekipin kombëtar, sepse do të luajë me Liverpoolin dy javë më vonë? Ky është një absurditet!”.
“A është Shaqiri i pazëvendësueshëm? Jo! Sa ndeshje fitoi për herë të fundit me Zvicrën? Asnjë! Ai nuk është Messi, as Ronaldo, as Hazard, kështu që mund të zëvendësohet. Do të shihni, skuadra do të reagojë dhe do të fitojë pa të. Atëherë do të lindë një pyetje themelore: a ka nevojë Zvicra për Shaqirin?”, shton ndër të tjera ish-futbollisti i njohur.
Shaqiri ka thënë se dëshiron të përqendrohet te Liverpooli, edhe pse në Zvicër flitet se ai e ka bërë për shkak të shiritit të kapitenit.
Zvicra do të luajë ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit në kualifikimet e Euro2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris











