Kosova
Sallahu: “Nuk kufizohemi në Ballkan dhe nuk bëhemi kompani ajrore e Kosovës”
“Definitivisht nuk do të jetë kompani ajrore vetëm ballkanike dhe, qartazi, nuk është qëllimi që "Germania" me emrin tjetër të bëhet kompani e re ajrore nacionale e Kosovës"
Agjencia turistike me seli në Cyrih, “Air Prishtina” është bërë tashmë edhe pronare e kompanisë ajrore “Germania”, pasi që pjesa gjermane e kësaj të dytës, pak muaj më parë kishte falimentuar. Pronarja e re, Lejla Sallahu-Ibrahimi nuk planifikon që kompaninë të cilën e ka marrë së fundi, ta shndërrojë në një kompani që kufizohet vetëm në vijat ajrore të Ballkanit. Ajo po ashtu ka vendosur që kompanisë “Germania Flug” t`ia dryshojë emrin, thotë Sallahu-Ibrahimi në një intervistë të gjerë që i ka dhënë gazetës zvicerane për ekonomi, “Handelszeitung”.
“Germania” nuk do të fluturojë më kurrë. Pasi që edhe aksionarët e fundit e kanë braktisur, Kompania Ajrore Gjermane ka pushuar së ekzistuari. Por megjithatë vazhdojnë të ngrihen në qiell dhe të aterrojnë aeroplanë me ngjyrat gjelbër- bardh. Kjo ndodh pasi që simotra zvicerane “Germania Flug” ekziston edhee më tutje, transmeton albinfo.ch gazetë zvicerane. Në fillim të muajit shkurt, agjencia turistike Air Prishtina ka marrë drejtimin e kësaj kompanie ajrore.
“Për shumë destinacione do të kishim pothuaj një monopol nga koncerni Lufthansa. Dhe kjo nuk do ta bënte punën tonë më të thjeshtë”, zbulon arsyet e kësaj lëvizjeje shefja e re, Lejla Sallahu-Ibrahimi në intervistën për gazetën “Handelszeitung”. Në Gjermani me “Eurowings” dhe “Orange 2 Fly” janë gjetur shpejt dy ofertues të rinj, transmeton albinfo.ch. Por në Zvicër kjo nuk shkon kaq lehtë, pasi që këtu, fluturimet për në destinacionet jashtë BE-së, siç është Prishtina, nevojitet një licencë zvicerane.
Ibrahimi-Sallahu gjatë javëve në vijim do ta “ristartojë” kompaninë “Germania Flug”. “Definitivisht nuk do të jetë kompani ajrore vetëm ballkanike. Kjo nuk do të mjaftonte për mbijetesë. Ky biznes është një bazament i mirë, përtej kësaj ne duam po ashtu që edhe më tutje të ofrojmë destinacionet klasike për në ujërat e ngrohta si për shembull, për në Gran Canaria”, sqaron ajo më tutje. Për këtë arsye, ajo nuk do ta ripagëzojë kompaninë në “Air Prishtina” por do të kërkojë një emër të ri, përcjell albinfo.ch. “Jemi duke punuar në gjetjen e emrit të ri”, thotë për Handelszeitung menaxherja me rrënjë nga Kosova lindore.
Sigurisht, ajo nuk na e zbulon emrin. Por, qartazi, nuk është qëllimi që “germania” me emrin tjetër të bëhet kompani e re ajrore nacionale e Kosovës. Për këtë verë, Lejla Ibrahimi-Sallahu planifikon fillimisht angazhimin e katër aeroplanëve. Të kujtojmë, “konkurrenca”, që përbëhet nga kolosët “Swiss” dhe “Edelweiss Air”, kanë nga 100, respektivisht 16 fluturake.
“Eshtë vërtet një sfidë. Ne fillojmë këtë verë me 4 avionë. Ne mundemi t`i shfrytëzojmë shumë mirë resurset. Po shikojmë se si mund të zhvillohemi më tutje. Askush nuk dëshiron të ngelet aty ku është”.
Pyetjes nëse numri i linjave do të shtohet ose do të ulet, ajo i përgjigjet se kjo varet nga kërkesat në treg. “Ne nuk lëshohemi në avnetura”. Në drejtim të Ballkanit ne i shesim flutuiimet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë, në drejtimet tjera, vendet ua shesim ofertuesve turistikë por ka po ashtu edhe shitje individuale biletash përmes vebsitit tonë, transmeton albinfo.ch. Tash, me aeroplanët tanë, ne mund t`u themi klientëve se ne kemi ofertë jo vetëm për në Ballkan por edhe në shumë destinacione tjera. Pasi që kemi një komunitet të madh dhe gëzojmë besim të madh, ndodhemi në një situatë “Win-win”.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












