Sporte Luftarake
Laura Fazliu kthehet me medalje nga Grand Prix
Xhudistja Laura Fazliu është kthyer me medalje nga garat e xhudos në Grand Prix Upper Austria, në Linz. Ajo fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në Austri ishte bartësja e parë e kategorisë, por u ndal në gjysmëfinale, ku u mposht nga japonezja e re, So Morichika. Ajo luftë u vendos me dënime, dhe Laura e pësoi dënimin e tretë në kohën shtesë.
Të premten, medalje të argjendtë në Austri fitoi Distria Krasniqi, e cila në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë u mposht nga japonezja Iroha Oi.
Në Grand Prix të Austrisë po garojnë 416 xhudistë nga 52 vende. Në kategorinë deri në 63 kilogramë ishin 31 xhudiste, më shumë se në çdo kategori tjetër.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










