Kosova
LDK-ja: Qeveria tranzicionale, e vetmja zgjidhje për ta zhbllokuar situatën
Së fundmi, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se formimi i një qeverie tranzicionale është e vetmja zgjidhje për zhbllokimin e situatës dhe për konstituimin e institucioneve për një afat të caktuar, përcjell albinfo.ch.
Ajo shtoi se partitë duhet të bashkohen e të adresojnë problemet e shumta të qytetarëve, veçanërisht ato në sektorin e energjisë:
“Po shihet kush po bllokon. Kur nuk i kanë numrat, si rasti i Vetëvendosjes, nuk mund të diktosh mënyrën e të tjerëve se si propozojnë të zhbllokohet formimi i institucioneve. Qeveria tranzicionale kish me zhblloku situatën komplet dhe do të konstituoheshin institucionet. Do të kishte agjendë të qartë dhe afat të caktuar kohor. Po presim përgjigje zyrtare nga liderët e partive për propozimin. Besojmë se, për momentin, e vetmja zgjidhje për të zhbllokuar institucionet. Nga 1 qershori, 1270 kompani dalin në tregun e hapur të energjisë, me vendim të ZRRE-së dhe kjo është fatale. Ky është anashkalim i problemeve të qytetarëve që po bëjmë nga kjo sallë, veçanërisht me vetëvendosjen e cila po insiston ta bëjë Haxhiun kryeparlamentare”, ka thënë ajo.
Ajo i është përgjigjur edhe deputetes të PDK-së, Ganimete Musliu, që e akuzoi LDK-në se po frikësohet të hyjë në pushtet qoftë me VV-në apo me opozitën.
“Nuk e di çfarë mendojnë të tjerët për definicionin e frikës. Nëse do të ishim të interesuar për pushtet, do të hynim në koalicion me VV-në. Nuk është frikë, është premtim që i kemi dhënë qytetarët. VV-ja e ka krijuar këtë hendek, që për momentin është i pakalueshëm”, ka shtuar Bajrami.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












