Kosova
LDK-ja u drejtohet qytetarëve: Mos e shitni votën!
Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë që të mundësohen zgjedhje të drejta dhe një proces i mirëfilltë.
Shtabi zgjedhor i LDK-së përmes një konference për shtyp ka shprehur shqetësimet për disa parregullsi dhe disa shkelje ligjore, të cilat kanë ndodhur në disa vendvotime.
Doruntina Maloku, zëdhënëse e shtabit zgjedhor, ndër të tjera tha se LDK-ja ka një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha organet e zbatimit të ligjit, në mënyrë që të mundësohet një proces i drejtë.
“Ne bëjmë thirrje që të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit të ushtrojnë kompetencat e tyre që të organizohet një proces fer dhe demokratik, në të cilin respektohen në përpikëri vullneti i qytetarëve”, tha Maloku.
Po ashtu ajo i ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, ajo theksoi se qytetarët nuk duhet ta shesin besimin dhe votën e tyre, sepse sipas saj, duhet të mbrohen vlerat demokratike për të cilat kanë luftuar. Kujtojmë se LDK-ja ka 2 mijë e 843 komisionarë dhe 5 mijë e 870 vëzhgues, të cilët do ta monitorojnë procesin e zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?











