Lajme
LDK: Mërgimtarët u injoruan nga Qeveria
LDK është e shqetësuar me numrin e vogël të votuesve në mërgim për të votuar në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kjo parti akuzon qeverinë që nuk i ka informuar mërgimtarët
Qeveria e Kosovës është fajtor që nuk e ka informuar mërgatën kosovare për të votuar në zgjedhjet e 3 nëntorit. Kështu konsideron partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas të cilës, diaspora ka interesim për të votuar, por qeveria po ua pamundëson atë.
Reagimi i LDK-së ka ardhur pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar vetëm 1800mërgimtarë për të votuar në zgjedhjet e 3 nëntorit. Kjo shifër kaq e vog[l i ka shqetësuar kryesisht partitë opozitare.
“LDK është e shqetësuar me numrin e vogël të votuesve në mërgim të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në kontaktet e përditshme që LDK ka me qytetarët jashtë vendit, është vërejtur interesim i madh për pjesëmarrjen në zgjedhje, por kjo nuk u është mundësuar”, konsideron LDK.
Sipas kësaj partie, numri i vogël i votuesve nga jashtë është rezultat i organizimit jo-adekuat të ambasadave dhe konsullatave të Kosovës si dhe mos angazhimit të qeverisë për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje për shumë vite me radhë.
Në votimet e kaluara, me mijëra aplikacione të këtyre qytetareve nuk janë marrë parasysh, konsideron partia që drejtohet nga Isa Mustafa.
“Fatkeqësisht, Ambasadat dhe Konsullatat e Kosovës nuk po i kryejnë detyrat e tyre të informimit adekuat të mërgimtarëve për procedurat e regjistrimit dhe votimi. Andaj ftojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Qeverinë e Kosovës që përmes ambasadave dhe konsullatave tona në shtete të ndryshme, të përmbushin obligimin e tyre ndaj qytetarëve tonë në mërgim”, kërkon LDK.
Sipas partisë më të madhe opozitare, Kosova duhet t’iu ofrojë informacione dhe mundësi më të mëdha mërgimtarëve për aplikim dhe votim.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












