Sport
Lë kampionin e Kosovës për Gjermaninë
Blerand Kurtishaj ka vendosur të lë Gjermaninë dhe të kërkojë bashkim familjar në Gjermani. Ai për albinfo.ch thotë se do të mundohet të gjejë klub të ri në Gjermani
Një fenomen i ri po ndodh në sportin kosovar, ku shumë lojtarë vendosin që të largohen dhe të marrin drejt perëndimit.
Kështu ka ndodhur edhe me futbollistin e kampiones së Kosovës Trepça ’89, Blerand Kurtishaj. Ai në një intervistë për albinfo.ch tregon pse bëri një gjë të tillë.
“Arsyet tashmë dihen. Kam ardhur të jetoj në Gjermani së bashku me gruan time”, deklaroi Kurtishaj për albinfo.ch.
Ai ka shtuar se do të mundohet të gjejë një klub në Gjermani. “Normalisht se do të mundohem të gjej ndonjë klub në Gjermani dhe të filloj aventurën në ndonjë klub, këtu në Gjermani”, theksoi futbollisti nga Kosova, i cili ditë më parë u martua dhe u largua drejt Gjermanisë për bashkim familjar.
Kështu veproi edhe futbollisti tjetër i Trepçës ’89, Kushtrim Lushtaku.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?












