Lajme
Le Temps: Jeta prej azilanti e Thaçit në Zvicër
Gazeta shkruan se Thaçi pesë deri gjashtë herë në vit shkonte fshehtas në Kosovë, në mënyrë që të forconte pozicionin e tij në UÇK
Gazeta zvicerane që del në Gjenevë, Le Temps transmeton detaje nga jeta e kryeministrit në largim të Kosovës, Hashim Thaçi, nga koha kur ai jetonte si azilant në Zvicër dhe lobonte në mesin e diasporës për mbledhjen e mjeteve financiare për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, publikoi agjencia maqedonase Makfaks.Gazeta shkruan se Thaçi ka jetuar në Zvicër nga viti 1994 e deri më 1998, se ka pasur statusin e azilantit politik dhe se ka studiuar shkencat politike dhe historinë në Universitetin e Zürichut.Gazeta transmeton se ai është takuar rregullisht me përkrahësit e UÇK-së në qytetin Arau, nëpër banesa, kafiteri, madje edhe në redaksinë e një gazete të përditshme.Eksperti për strategji ushtarake, Albert Stahel i ka thënë gazetës Le Temps se Thaçi ka shkuar në ligjëratat e tij, ku, si pohon ky profesor, ligjëronte për mënyrën e luftës së muxhahedinëve në Afganistan.Gazeta shkruan po ashtu se Thaçi pesë deri gjashtë herë në vit shkonte fshehtas në Kosovë, në mënyrë që të forconte pozicionin e tij në UÇK, ndonëse si azilant këtë nuk ka guxuar ta bënte dhe ka rrezikuar t’i merrej ai status në Zvicër.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












