Lajme
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ua kanë refuzuar vizat
Studiuesja dhe shkrimtarja shqiptare, Lea Ypi, ka treguar historinë e saj personale se si autoritetet britanike kanë ndaluar familjen e saj që të marrë një vizë për të shkuar drejt Anglisë për ta takuar atë, përcjell albinfo.ch.
Ypi tregon se jeton në Angli prej 14 vjetësh, por që vëllai i saj nuk e ka vizituar asnjëherë, pasi i është refuzuar viza. Po ashtu ajo tregon se as nëna e saj, 70-vjeçe, nuk ka mundur të shkonte në Britani kur Lea ishte shtatzënë dhe kishte nevojë për të, pasi iu refuzua edhe asaj viza.
“Ideja e “meshkujve shqiptarë” të paautorizuar (a është kjo një specie e re humane?) që vijnë në Britani dhe shumë “lehtë” mund të marrin një vizë, është një shaka. Kam 14 vjet që jam në Britani dhe vëllai im asnjëherë nuk më ka vizituar, asnjëherë. Ai nuk e di se ku jetoj, ai nuk i ka parë kurrë fëmijët e mi në shkollë.
Kur aplikoi për viza, ajo u anulua. Autoritetet nuk ishin të kënaqura me faktin që lidhjet e tij me Shqipërinë ishin “të fuqishme mjaftueshëm”. Harxhoi qindra paund duke paguar për marrjen e vizave (madje kishte shkuar edhe në kurse anglishteje). Ai nuk aplikoi asnjëherë më sepse e ka të qartë (si çdokush prej nesh) se nëse ti je një “mashkull i ri shqiptar”, është e sigurt se do të refuzohesh. Pyes veten sesa shumë para bën UK çdo vit nga refuzimi i aplikimit të vizave?
Kur lindi djali im, kisha një lindje të vështirë që më detyroi të rrija me javë në shtrat. Kisha nevojë për ndihmë. Mamaja ime nuk mund të më vizitonte. Sepse i ishte anuluar viza.
Kishte qenë më parë në UK, por unë vetë bëra një gabim që përmenda faktin se isha shtatzënë në letrën që bëra ftesën dhe përgjigjja ishte që mamaja ime “një 70 vjeçare femër shqiptare” nuk e kishte kenaqur zyrën konsullore që qëllimet e saj ishin të një vizitoreje genuine”. Pyesni çdo shqiptar që takoni dhe do të kenë gjithsecili prej tyre një histori të tillë. Madje ka shumë të ngjarë se mund të kenë shumë të tilla”, shkruan ajo.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










