Lajme
Lejla Selaci gjendet e vdekur
Lajmi u konfirmua nga burime të Ministrisë së Jashtme të Kosovës që kanë qenë në kontakt me autoritetet norvegjeze
Shpresat se kosovarja me nënshtetësi norvegjeze Lejla Selaci, do të gjendet shëndosh e mirë janë shuar përfundimisht, pasi autoritetet norvegjeze kanë gjetur trupin e pajetë të saj një javë pas terrorit qe kishte përjetuar Norvegjia.
Lajmi iu konfirmua portalit Indeksonline.net, nga burime shumë të sigurta brenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës që kanë qenë në vazhdimësi në kontakt me autoritetet norvegjeze.
Lejla trajtohej e zhdukur qe nga java e kaluar kur sulmuesi Andreas Breivik kreu sulmet më të tmerrshme qe ka përjetuar Norvegjia pas Luftës së Dytë Botërore.
Monstrumi Breivik pasi kreu sulm me bombë në Oslo u nis drejt ishullit Utoya duke ekzekutuar një nga një më shumë se 70 persona. Në mesin e këtij grupi ndodhej dhe Lejla Selaci, me prejardhje nga Vushtrria. Ajo trajtohej si e zhdukur qe nga e premtja e kaluar.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










