Lajme
Lejohet importi i veturave të vjetra deri 13 vjet
Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të importojnë vetura të vjetra të prodhuara deri në vitit 1998
Ministria e Financave sot ka marrë pëlqimin e Komisionit parlamentare për buxhet dhe financa që të ndryshojë akcizën. Ministria ka marrë pëlqimin që të vendosë akciza të ndryshme për veturat. Sa më e vjetër vetura, akciza më e lartë.
Për veturat me kilometrazh 000 nuk do të ketë akcizë fare. Veturat 2000 kubikë deri në tetë vjet e vjetër do të kenë akcizë prej 500 euro, ato nëntë 700 euro, dhjetë vjet 800 euro, 11 vjet 900 euro, 12 vjet 1000 euro, 13 vjet 1100 euro.
Veturat mbi 2000 kubikë do të kenë akcizë më të lartë. Për shembull, vetura 13 vjet mbi 2000 kubikë do të ketë akcizë 1500 euro.
Me ndryshimin e kësaj akcize Qeveria mëton të inkasojë rreth 20 milionë euro, që janë shumë domethënëse për buxhetin e varfër të këtij viti.
Importi i veturava do të fillojë nga 1 korriku.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












