Opinione
Lëkundet pashallëku disavjeçar i BDI-së dhe PDSH-së!
Ushtarët partiakë kanë filluar t`i shohin liderët e tyre si profetë, të pagabueshëm dhe të pazëvendësueshëm. Kjo, të nderuar miq, nuk quhet demokraci! Nëse fillojmë të besojmë në pagabueshmërinë e Ahmetit dhe Thaçit, atëherë „azretët“ shqiptarë duhet të fillojnë të ndërtojnë tempujt e tyre
Kemi dëgjuar shpesh të na flasin për demokracinë amerikane dhe evropiane. Se si vlerat e kësaj demokracie kanë ngritur shtetet dhe kulturën e popujve të tyre. Në fakt, ajo edhe shihet qartë, mjafton të shkelni në një shtet në USA ose BE dhe do të vërtetoheni.
Megjithëkëtë, ajo që nuk përputhet me thëniet e tyre është mënyra e të vepruarit. Na flasin për demokracinë amerikane, ndërsa partitë e tyre i kanë shndërruar në parti me ide moniste. Aty ku fjalën e fundit e thotë kryetari dhe atij nuk mund t`i kthehet fjala nga askush. Kryetarët e tyre rizgjidhen tash e sa mandate dhe atë pa pasur as edhe një kundërkandidat. Kjo më bën të mendoj se ushtarët partiakë kanë filluar t`i shohin liderët e tyre si profetë, të pagabueshëm dhe të pazëvendësueshëm. Kjo, të nderuar miq, nuk quhet demokraci! Nëse fillojmë të besojmë në pagabueshmërinë e Ahmetit dhe Thaçit, atëherë „azretët“ shqiptarë duhet të fillojnë të ndërtojnë tepujt e tyre.
Kanë ndërtuar rregullore dhe kushtetuta të partive që udhëheqin, por më kot! Ato nuk merren parasysh asnjëherë. Pakënaqësia e qytetarëve shqiptarë është rritur deri në atë pikë sa nuk ka ku shkon më lart. Prandaj, po them që zgjedhjet e ardhshme do të jenë interesante.
Deri tani kemi pasur dy mundësi. Nëse shpresoje të bëhesh polic apo të futesh në administratën e shtetit, duhej të votoje BDI-në, ndërsa pjesa tjetër, e përbërë nga luanët gjithnjë e në „zhdukje“ të PDSH-së, votonin për opcionin e fundit.
Duke u bazuar në pakënaqësitë gjithnjë e në rritje të votuesve shqiptarë, mendoj që tani është koha për një subjekt të ri politik, i cili do të shërbente si një alternativë shtesë për votuesit shqiptarë.
PDSH-ja e Selës, e cila shumë shpejt, besoj, do të shndërrohet në parti me një emër tjetër dhe lëvizja e sapoformuar „BESA“, janë dy mundësi, të cilat duket se po kërcënojnë rehatinë disavjeçare të BDI-së dhe PDSH-së.
Kërkesa për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ka filluar të vjetrohet, njëjtë sikurse edhe implementimi i kësaj marrëveshjeje, e cila duhet të kishte përfunduar që para 10 vjetëve. Dy opcionet e reja tani si duket po përgatisin programet e tyre, të cilat me siguri se do të bazohen në kërkesat e kohës për vendin. /i.a.
*Ky është opinion i autorit dhe nuk pasqyron qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













