Kosova
Sulmon policin dhe arratiset, në veri të Kosovës
Sulmohet me gurë vetura e tij
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar sot paradite në veri të Kosovës, pasi vetura civile, në të cilën ishte ai, është sulmuar me gurë.
Vetura ku ishte pjesëtari i policisë së Kosovës është sulmuar me gurë në afërsi të vendkalimit kufitar në Bërnjak, pasi në të ishte edhe një person i ndaluar për kalim ilegal të kufirit dhe po transportohej në stacion policor. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Besim Hoti.
“Arsye e sulmit ndaj zyrtarit policor ka qenë ndalimi i një personi nga Policia Kufitare, për hyrje ilegale, i cili më pastaj është arratisur. Tani përveç rastit kalim ilegal i kufirit, do të nisim procedurë edhe për sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Hoti për Telegrafin.
Ai ka bërë të ditur se Policia është duke kontrolluar tri shtëpi në veri dhe është në kërkim të tre personave, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë












