Shkurt.ch
Léonard Bender, kandidat i ri i PLR-FDP në Valais
Léonard Bender, avokat dhe zëvendës-kryetar i shoqatës albinfo.ch, propozohet si kandidat i PLR-FDP për raundin e dytë zgjedhor të ekzekutivit në Kantonin Valais (VS)
Sonte në ora 19.30 në Martigny u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e PLR (FDP) të Kantonit Valais (Valis), në një sallë të stërmbushur nga më shumë se 700 anëtarë të kësaj partie.
Pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve të djeshme të kandidatit Christian Varone, ndryshe komandant i policisë kantonale në Valis, ky i fundit u tërhoq sonte nga gara zgjedhore me këto fjalë: «Lufta nuk ka përfunduar, të mobilizohemi mbrapa kandidatit të që PLR do ta zgjedh PLR dhe ne do të fitojmë».
Pas tërheqjes me ovacione të kandidatit Christian Varone, kryetari i PLR (FDP) për Valais, Georges Tavernier, bëri të njohur se Komiteti drejtues i kësaj partie ka propozuar unanimisht, për raundin e dytë zgjedhor, kandidaturën e avokatit nga Martigny, Léonard Bender.
Duke marrë fjalën, Léonard Bender si kandidat është pritur me ovacione nga pjesëmarrësit e Kuvendit: „Ju keni vendosur që ta çoni kampanjën zgjedhore deri në fund, unë jam njeriu i juaj, unë jam luftëtar“, ka deklaruar Léonard Bender.
Kandidati i ri i PLR për zgjedhjet e ekzekutivit të kantonit Valis është baba i tre fëmijëve, avokat, si dhe djalë i ish-ministri të Kantonit Valais.
Léonard Bender ka ushtruar funksione të larta politike duke qenë kryetar i PLR (DFP) të Kantonit Valais gjatë viteve 2001-2009 dhe nënkryetar i PLR-FDP në nivel të Zvicrës, gjatë viteve 2004-2008.
Ndryshe, Léonard Bender është nënkryetar i shoqatës albinfo.ch si dhe mik i dëshmuar i Shqiptarëve në Martigny, në Valais, në Zvicër dhe më gjerë.
Ai më 17 mars do të ballafaqohet në raundin e dytë të zgjedhjeve në Valais ku do të jetë në konkurrencë balotazhi me kandidatin e UDC-SVP, PDC-CVP si dhe të PS-SP.
Të dielën e kaluar, kandidati i SVP-UDC, Oscar Freysinger, është plasuar më së larti në raundin e parë, duke fituar 53’178 vota. Pas tij radhiten kandidatët e PDC-CVP, Jean-Michel Cina (50’256), Jacques Melly (47’589) si dhe Maurice Tornay (46’728). Socialistja Esther Waeber-Kalbermatten e kishte zënë vendin e pestë me 35’491 vota, para ish-kandidatit Christian Varone, i cili i fitoi 32’422 vota.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Pension i dyfishtë për 430 pensionistë në Moutier, 830 mijë franga të paguara gabimisht Pas kalimit të qytetit Moutier nga kantoni i Bernës në kantonin e Jurës më 1 janar... -
Zvicra reagoi me maturi ndaj presionit italian pas lirimit të menaxherit ku ndodhi tragjedia në Crans Montana -
Emetimet nga aviacioni tejkalojnë ndotjen urbane në Cyrih -
Shaqiri shkëlqen në derbi: Hat-trick spektakolar dhe fitore dramatike për Baselin ndaj Cyrihut -
Publiku frëngjishtfolës i shmangu kinematë vitin e kaluar, me një rënie prej 15%











