Lajme
Lëshohen 20 kilometrat e para të autostradës “Arbër Xhaferi”
Është përfundua segmenti i parë C1 në gjatësi prej 20 km që është prej kyçjes të autostradës Ibrahim Rugova, me autostradën Arbër Xhaferi, deri në Babush t Lipjanit
Autoritetet kosovare, nesër më 31 dhjetor 2016 (e shtunë), do të inaugurojnë hapjen e nyjeve lidhëse Konjuh dhe Babush të Autostradës “Arbën Xhaferi. Ky segment që do të lëshohet në qarkullin, ka një gjatësi prej 20 kilometarsh që shkon nga Prishtina për në Ferizaj dhe shkon në drejtim të Shkupit.
“Është përfundua segmenti i parë C1 në gjatësi prej 20 km që është prej kyçjes të autostradës Ibrahim Rugova, me autostradën Arbër Xhaferi, deri në Babush. Po vazhdohet në trasenë Babush-Doganaj, bile po vazhdohet edhe pak më poshtë në grykën e Kaçanikut”, ka deklaruar Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.
Në këtë përurim të pranishëm do të jenë edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, zëvendëskryeministra, ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ministra të tjerë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ambasadorë, kryetarë të komunave, dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve vendore.
Autostrada “Arbër Xhaferi” është projekti i dytë më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, pas autostradës “Ibrahim Rugova” që lidhet me “Rrugën e Kombit” për Shqipëri. Realizimi i këtij projekti filloi në vitin 2014, ndërsa sipas planit, punimet duhet të përfundojnë në fillim të vitit 2018.
E tërë autostrada është në gjatësi prej 60 kilometra, ndërsa do të investohen 600 milionë euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











