Shqipëria
Lëshohet urdhërarrest evropian për shqiptarin, plagosi tre të rinj në Greqi
Prokuroria në Greqi ka lëshuar një urdhërarrest evropian për shqiptarin që plagosi tre të rinj grekë në Gazi të Athinës, teksa sipas autoriteteve greke, 37-vjeçari Nardi Idrizi qëlloi me armë dhe plagosi rëndë një grup të rinjsh pas një sherri banal jashtë një lokali.
Policia më herët kishte arrestuar edhe mikun e tij, Emiliano Jakupi, 33 vjeç, i cili ishte i pranishëm në automjet dhe ishte pikërisht shkaku që nisi sherri mes dy palëve.
Sipas mediave greke, Idrizi po përpiqet të gjejë një mënyrë për t’u larguar nga Greqia dhe për të shkuar ose në Turqi ose në Maltë, ndërsa policia ka raportuar se i kërkuari u është drejtuar për ndihmë qarqeve të natës, përcjell albinfo.ch.
Shërbimet e policisë në të gjitha zonat kritike janë vënë në dijeni, në mënyrë që të jenë vigjilentë në rast të lokalizimit të të dyshuarit, i cili konsiderohet i rrezikshëm, pasi ka një precedentë “të rëndë”.
Ndryshe, ai ësht kreu i një bande kriminale në Shqipëri, që përfshihet në grabitje të ndryshme, sidomos nëpër kazino dhe banka.
Në Greqi 37-vjeçari ishte vendosur vetëm muajt e fundit, ku u bë pjesë e një bande në zonën e Agios Pavlos.
Ndryshe, bëhet e ditur se në vitin 1998, vëllai i tij u ekzekutua nga një bandë rivale dhe që prej asaj kohe 37-vjeçari qarkullonte me identitetin e vëllait të tij të vdekur.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












