Shqipëria
Letonia dhuron 70 mijë euro për Shqipërinë
Vazhdojnë donacionet për Shqipërinë
Letonia sot dha një kontribut prej 70 000 eurosh për Shqipërinë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, njoftoi agjencia shtetërore letoneze e lajmeve, LETA, që citon Ministrinë e Jashtme letoneze.
Në përputhje me vendimin e qeverisë letoneze të 3 dhjetorit, paratë janë siguruar nga fondet e urgjencës së buxhetit të shtetit. ”Fondet iu paguan Ministrisë shqiptare të Financave dhe Ekonomisë në mbështetje të përpjekjeve të saj për t’iu përgjigjur nevojave urgjente të popullit të Shqipërisë dhe për të lehtësuar pasojat nga tërmeti”, tha Ministria e Jashtme letoneze. Letonia i dha ndihmë humanitare Shqipërisë edhe kur vendi u godit nga një tjetër tërmet më 21 shtator, që u shoqërua edhe me reshje të mëdha shiu dhe përmbytje.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











