Lajme
Leuenberger: Nuk i kemi tre planete
Të mos hidhet më asgjë, të mos humbet më asgjë: Me këto rregulla dhe ndalesa, Të Gjelbrit dëshirojnë të transformojnë ekonominë zvicerane. Për këtë iniciativë ata kanë nevojë për 100.000 nënshkrime.
Të Gjelbrit kanë frikë që të mos shkelen nga partitë më të mëdha, në betejën e zgjedhjeve. Mu për këtë, kryetari i kësaj partie, dhe njëherit themelues i Universitetit popullor shqiptar në Gjenevë, Ueli Leuenberger ka ndërmarrë një iniciativë të tillë. Ai këtë e dëshmon duke deklaruar për “Blick”: “Po, ne dëshirojmë të rindërtojmë ekonominë rrënjësisht”. Larg nga shoqëria që hedhë gjëra me vlerë – në drejtim të reciklimit.
Privatistët tashmë janë duke grumbulluar letrën, qelqin e vjetër dhe çdo gjë të mundshme. Tani edhe ekonomia duhet të lirohet nga mentaliteti i hedhjes së gjërave. Kjo do të thotë: Të gjitha produktet të cilat prodhohen në Zvicër, sa të jetë e mundur më shumë të reciklohen, e jo të hudhen. Për këtë qëllim, do të ndihmojnë rregulloret dhe ndalesat. “Shikoni celularët: Pas dy vitesh ata do të hudhen”, pohon Leuenberger.
Se shembulli është paksa për të ardhur keq, për këtë është i vetëdijshëm edhe Leuenberger. Kjo gjë ndodhë jo pse celularët janë të ndërtuar dobët, por se rregullisht shpiken më të mirë dhe më të rinj. Leuenberger mendon se Zvicra duhet të jetë më aktive edhe në arenën ndërkombëtare:
“Ne kemi vetëm një planetë, por në Zvicër po jetohet sikur të kemi tri planeta”, ka përfunduar ai.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm











