Kosova
Kosovë: Lëviz me 304 km/h në autostradë, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personin që ka vozitur automjetin me shpejtësi 304 kilometra në orë në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” e ka dënuar me 300 euro, 3 muaj ndalim të vozitjes së mjeteve motorike si dhe 3 pikë negative.
Policia ka treguar se vetëm gjatë javës së kaluar, Njësia për Kontrollim të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.
Policia e Kosovës këtë e ka bërë të ditur nëpërmes rrjeteve sociale, ku ka shkruar:
“Shoferi i automjetit lëviz me shpejtësi 304 km/h në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h
• 300 € gjobë
• 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe
• 3 pikë negative
Vetëm gjatë javës se kaluar Njësia për Kontrollë të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.
Me këtë veprim rrezikohet jeta juaj dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë me identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë!”
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












