Lajme
Lëvizja e të Papunëve, pritje te kryekuvendari
Kjo organizatë hulumton mënyrat e krijimit të kushteve për hapje të sa më shumë vendeve të reja të punës
Të mërkurën Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka pritur në selinë e tij përfaqësues të Lëvizjes së të Papunëve. Me këtë rast ai është shprehur se vlen të mbështetet çdo organizim që kontribuon në zbutjen e papunësisë.
Krasniqi u tha të papunëve se institucionet e Kosovës janë të angazhuara për ngritjen e gjithëmbarshme ekonomike të Kosovës, e në këtë frymë edhe për krijimin e kushteve për punësim më të madh të atyre që kërkojnë punë, shkruan telegrafi.com.
Ndërkaq, përfaqësuesit e kësaj Lëvizjeje e informuan lidhur me formimin e kësaj organizate, synimet dhe veprimtarinë e saj.
Ata theksuan se kjo organizatë është jopolitike, ndërsa bëjnë përpjekje për të zbutur papunësinë në Kosovë, duke hulumtuar edhe mënyrat e krijimit të kushteve për hapje të sa më shumë vendeve të reja të punës.
Organizata me emrin Lëvizja e të Papunëve është krijuar nga disa mërgimtarë të papunë, të kthyer rishtas në Kosovë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











